Dita 4. Baniat në Indi (BAHN-yuh)
23,939,000
Hindi
Hinduism

Termi Bania përfshin shumë nën kategori kastash. Kastat bania kanë një histori të gjatë tregëtie, huadhënie dhe agrikulturë si në nivelet e larta të shoqërisë ashtu edhe në nivel lokal rural. Ata janë të njohur për idetë inovatore në biznes, megjithëse shumë proverba indiane i këshillojnë indianët të bëjnë kujdes në bashkëpunimin në biznes me ta. Kompania indiane e tregtisë, Flipkart, që punëson mijëra dhe u shërben milionave u themelua nga një sipërmarrës bania. Është llogaritur që gjysma e miliarderëve në Indi janë pjesë e këtij grupi shoqëror dhe shumica e bizneseve kanë filluar nga baniat.
Pozita e popullsisë bania në biznesin historic dhe aktual u jep atyre një këndvështrim të veçantë nga e shohin botën dhe vendin e tyre në të. Në mes të shumë zotave të adhuruar prej bania-ve, lakshmisë, perëndeshës së pasurisë dhe begatisë i kushtohet një devocion i veçantë. Në festivalin e dritave “Diuali”, njerëzit i luten lakshmisë që të bekojë banorët e rinj, ndërsa ata zbukurojnë shtëpitë me drita dhe ndezin fishekzjarre për të tërhequr vëmendjen e saj.
Lutje për familjet bania në Indi:
O Zot, bekoje Shkrimin e Shenjtë në gjuhën hindi, e cila është gjuha e popullsisë bania. Bekoji shtëpitë e bania-ve me mysafirë që ndajnë histori audio nga Bibla. Zbuloje Vetën si më i pushtetshëm se lakshmi.
Zot, dërgo familje që të jetojnë me komunitetet bania dhe kërkojnë drejtësinë që vetëm Jezusi mund të sjellë. Ngri familje bania të bekuara prej Teje dhe që bekojnë të gjithë familjet e botës.
Zot, bekoji familjet bania me pasuritë e Tua: dashuri, bujari, shërim, lutje me fuqi, mësim, thyerjen e fortesave dhe kthimin e zemrave të bijve tek etërit dhe zemrat e etrve tek bijtë. Afroji familjet bania tek Jezusi dhe mësimet e Tij.
Bekimi i Perëndisë mbi fëmijët bania: Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju? Po, do të hëp një rrugë nëpër shkretëtirë do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara, për t’i dhënë të pijë popullit tim, të zgjedhurit tim. Populli që kam formuar për vete do të shpallë lëvdimet e mi. (Is. 43:19-21)