Dita 8. Pashtunët në Pakistan (pahsh-TOON)
32,823,000
Pashto, Central
Islam

Pashtunët në Pakistan jetojnë në zonat rurale malore në kufi me Afganistanin. Kjo zonë kufitare është e trazuar për shkak të marrëdhënieve tradicionale dhe të tensionuara shoqërore, militantizmit kufitar, lidhjeve ekonomike dhe terrenit të favorshëm për tregtinë e drogës dhe kontrabandës.
Islami dhe nderi janë autoritetet morale për sjelljen dhe jetën e tyre të përditshme. Ata janë myslimanë sunitë, edhe pse jetojnë sipas kodit të tyre të quajtur Pashtunvali (Rruga e Pashtunëve). Ky kod nderi mbulon çdo pjesë të sjelljes për burra, gra dhe fëmijë. Vetëdija e lartë për identitetin bën që shumë pashtunë të thonë se ata janë pashtunë së pari e pastaj myslimanë. Kjo bie në pah sidomos kur lind një konflikt mes rregullave fetare dhe kodit të tyre si pashtunë rreth çështjeve të nderit. Një fjalë e urtë pashtune thotë, “Një Pashtun i vërtetë thotë, e humbsha besimin, por kurrë nderin!” Miliona pashtunë jetojnë gjithashtu në Afganistan dhe Indi (Pathanët).
Pashtunët mund të jetojnë dhe punojnë në qendra urbane ose edhe jashtë, megjithatë lidhjet i mbajnë me familjet përmes telefonit, mesazheve dhe rrjeteve sociale. Pashtunët gjithashtu u dërgojnë familjeve para dhe kthehen për t’i vizituar në fshatra dhe provinca. Këto lidhje shoqërore dhe ekonomike janë ura mundësie që Lajmi i Mirë të shkojë tek të paarriturit përmes mjeteve të tjera.
Lutje për familjet e pashtunëve:
O Zot, dërgoju pashtunëve familje që ndjekin dhe nderojnë Mbretin e mbretërve Jezus, dhe që tu tregojnë atyre dashurinë Tënde dhe fuqinë e faljes që të sjell Ty nder.
Zot, bëj që Shkrimi Yt i Shenjtë të flitet në familjet pashtune në gjuhën e tyre (Pashtu). Zot, bekoje punën për përkthimin e Shkrimieve në dialektet Pashtu dhe bëj që këto përkthime të kuptohen prej të 30 klaneve më të mëdha.
Zot, jepu ëndrra dhe vegime krerërve të familjeve. Le të kthehen ata tek Jezusi dhe të dishepullizojnë anëtarët e tjerë të familjeve. Derdhe bekimin Tënd me mrekulli, shërime, pendesë të thellë dhe një dëshirë për restaurim përmes faljes dhe jo hakmarrjes. Ngri udhëheqës shërbëtorë të cilët shëmbëllejnë Jezusin në vend të ideve njerëzore të nderit. Zot, zbuloja Veten klanve pashtune.
Le të shpallim bekimet e Perëndisë mbi pashtunët: O ju porta, çoni kokat tuaja; dhe ju, porta të përjetshme, hapuni krejt dhe Mbreti i lavdisë do të hyjë. Kush është ky Mbret i lavdisë? Është Zoti i fortë dhe i fuqishëm, Zoti i forte në betejë. (Ps. 24:7-8)