| | |

Dita 12. Algjerianët arabisht-folës në Algjeri (al-JEER-ee-un)

Population:

34,426,000

Language :

Arabic, Algerian

Religion:

Islam

Jesus followers:
0.011%
Workers Needed:
689 (1 worker/50000)

Algjeria gjindet në bregun Mesdhetar të Afrikës Veriore midis Markut dhe Tunizisë. Popullsia indigjene berbere u bë e krishterë gjatë shekullit të pare dhe të dytë. Ata kanë njohur një histori martirizimi gjatë sundimit romak, ndjekur nga shekuj të konfliktit të dhunshëm me “të krishterët” romakë dhe pushtuesit Vandalë, të cilët ishin të krishterë Arianë. Bibla nuk u përkthye kurrë në ndonjë gjuhë berbere edhe pse Shën Agustini ishte vetë berber.

Kur myslimanët arabë pushtuan vendin në shekullin e 7-të, berberët u konvertuan në myslimanë sunitë dhe shumë prej tyre u martuan me arabë. Franca e kolonizoi Algjerinë në 1830, duke imponuar gjuhën frënge; sidoqoftë, kontrolli arab u kthye me pavarësinë kombëtare të vitit 1960. Algjerianët janë shumë të arsimuar, por shumë të papunë emigrojnë në Francë e gjetkë për punë dhe u dërgojnë para familjeve të tyre. Frëngjishtja është ende gjuhë zyrtare bashkë me arabishten.

Algjerianët berber-folës numërojnë mbi 12 milion. Në vitin 1980, Kabilët, klani më i madh berber, shpërtheu në “Pranverën Berbere”, e cila u shtyp me force nga qeveria arabe. Gjithësesi, në vitin 1995 atyre iu dha leje të përdorin gjuhën e tyre dhe ta mësonin në shkollë. Gjuha kabile u ligjërua si gjuhë zyrtare në Algjeri në vitin 2016. Ky klan ka njohur një lëvizje të rëndësishme besimi tek Krishti. Inxhilli (Dhjata e Re) është përkthyer në arabishten algjeriane dhe i gjithë Shkrimi në kabilen berbere.

Lutje për familjet algjeriane:

O Zot, hapi rrugët që dëshmitarë nga e gjithë bota të bekojnë familjet dhe komunitetet arabe algjeriane në Algjeri dhe Francë. Dërgo Frymën Tënde që të hapë zemrat e tyre ndaj dashurisë së Jezusit dhe të lexojnë e të ndjekin Fjalën Tënde.

Zot, ndihmoi besimtarët bërberë kabilë që tua demonstrojnë dashurinë Tënde fqinjëve arabë. Ngri udhëheqës të fortë dhe kurajozë që të filllojnë lëvizje të Jezusit jo vetëm me berberët kabilë por edhe në gjuhën algjeriane arabe.

Zot, beko udhëheqësit qeveritarë algjerianë që t’i shohin besimtarët me favor dhe të mos lejojnë shtypjen të mos ndalojnë shpërndarjen e Fjalës Tënde. Dërgoju ëndrra dhe vegime të Jezusit atyre që luten me sinqeritet dhe kërkojnë rrugën e drejtë për tek Ti.

Ftesa e mrekullueshme për arabët algjerianë: Dora e mrekullueshme e Zotit ishte përmbi mua dhe më tha: “Ngrihu, dil në fushë dhe atje unë do të flas”. (Ez. 3:22)

Design by Gremza
Lutje
Faleminderit
Sot:
Totali: