Dita 13. Hui në Kinë (HWAY)
13,646,000
Chinese, Mandarin
Islam

Paraardhësit e popullit të sotëm hui janë një përzierje e popujve arabë, persë, mongolë dhe kinezë. Në shekullin e 7-të, tregtarët arabë dhe persë udhëtuan drejt Kinës në kërkim të pasurisë. Në shekullin e 13-të ushtritë mongole pushtuan pjesë të Azisë Qëndrore dhe të Kinës. Këta paraardhës të popullit hui u vendosën në ato vise dhe kultivuan tokën ndërkohë që mbetën në shpirt luftëtarë.
Popullsia hui u shpërnda në gjithë Kinën duke u marrë me veprimtari artizanale, arsimore, zyrtare dhe fetare. Ata janë popullsia më e madhe dhe e përhapur Muslimane në Kinë. Bie në sy fakti që ata jetojnë në çdonjërën prej 2,369 provincave dhe rajoneve kineze. Ata janë të njohur për aftësitë e tyre në biznes.
Mijëra xhami anembanë Kinës ndiqen me devotshmëri nga popullsia hui, e cila është pothuajse e gjitha sunite. Edhe pse disa prej praktikave të tyre ndryshojnë nga ato të myslimanëve të tjerë, feja islame është qendra e identitetit të tyre. Partia Komuniste Kineze, i ka persekutuar me grusht të hekurt myslimanët ujgurë, por nuk ka bërë të njëjtën gjë ende me myslimanët hui. Populli hui flet gjuhën standarde kineze me përjashtim të disa fjalëve dhe frazave të huazuara nga arabishtja dhe persishtja.
Lutje për familjet hui të Kinës:
O Zot, hapi dyert për që Ungjilli të shkojë në mënyra krijuese tek komunitetet hui, që ata të bëhen pjesë e familjes Tënde dhe të njohin bekimet e Tua. Dërgo besimtarë që të jetojnë në mes popullit hui dhe të ndajnë dashurinë e Jezusit me ta duke bërë dishepuj që bëjnë dishepuj.
Zot, dërgo Frymën Tënde mbi popullin hui, bindi për mëkat, drejtësi dhe gjykim. Vendos një dëshirë të zjarrtë për Krishtin në zemrat e tyre që ta dëgjojnë zërin Tënd dhe me gëzim ta pranojnë Fjalën Tënde.
Zot, bëj që shumë familje ta njohin se Jezusi ka ardhur edhe për myslimanët dhe ta shpërndajnë Lajmin e Mirë nga një qytet në tjetrin. Bëkoji familjet e vëllezërve dhe motrave tona hui dhe mbroji nga persekutimi.
Premtimi i Perëndisë për popullin hui në Mbretërinë e Tij: “Mbretëria e qiejve i ngjan një kokrre sinapi, të cilën e merr një njeri dhe e mbjell në arën e vet. Ajo, pa dyshim, është më e vogla nga të gjitha farërat; por, kur rritet, është më e madhe se të gjitha barishtet, dhe bëhet një pemë, aq sa zogjtë e qiellit vijnë dhe gjejnë strehë në degët e saj”. (Mat. 13:31-32)