Dita 19. Kurmit në Indi (koor-MEE)
19,359,000
Hindi
Hinduism

Kurmit janë kultivuesit bujqësorë kryesorë në Indinë veriore, veçanërisht në rajonet Uttar Pradesh dhe Bihar. Edhe pse ata kanë reputacion si punëtorë të palodhur dhe për aftësitë në bujqësi, ata nuk e zotërojnë tokën që punojnë. Një fjalë e urtë thotë; “nëse sheh një arë më të gjelbër se të tjerat përreth, dije se është e një kurmi!”.
Për shkak të historisë së tyre si bujq pa tokë, kurmit konsiderohen si kastë e ulët. Ky status politik u jep përfitime si për shembull kuota në pozita pune shtetërore dhe universitete mjekësie dhe inxhinjerie. Kurmit i kanë shfrytëzuar më së miri këto avantazhe, duke zënë vende pune në shtet, dhe duke u bërë kështu pjesë e klasës së mesme në rritje të Indisë.
Populli kurmi adhuron hyjnitë hinduiste dhe ato familjarë si për shembull hanumani, hyjnia majmun. Një numër i vogël i popullsisë kurmi janë bërë ndjekës të Krishtit dhe fatkeqësisht shumë prej tyre kanë frikë se të krishterët dëshirojnë t’i largojnë fëmijët prej familjeve, gjë që i bën rezistentë ndaj punës së besimtarëve për t’i arritur me dashurinë e Jezusit.
Lutje për familjet kurmi:
O Zot, jepi familjeve kurmi mrekulli, ëndrra, vegime dhe shërime. Tregoji fuqinë e Jezusit që sjell shpëtim. Bekoji familjet kurmi në punët e tyre dhe punëtorët e Tu besnikë të cilët punojnë për arritjen e tyre.
Zot, bekoji Shkrimet e Tua të Shenjta në gjuhën e tyre (hindi). Le ta dëgjojnë thirrjen tënde për punëtorë në të korrat. Ndihmoji që ta kuptojnë thirrjen me të cilën Jezusi i ka thirrur.
Zot, ngri besimtarë kurmi që të jenë dishepuj besnikë të mësimeve të Jezusit, ta mësojnë Biblën në familjet e tyre dhe të mësojnë familjet të arrijnë familjet. Bëj që zemra e bijve të kthehet tek etërit dhe zemra e etërve tek bijtë. Jepu atyre fuqi që ta ndajnë të vërtetën e shpëtimit të Jezusit me të tjerë.
Bekimi i Zotit për kurmit: Ashtu si shiu dhe bora zbresin nga qielli dhe nuk kthehen prapa pa vaditur tokën, pa e bërë pjellore, pa bërë që të mbijë në mënyrë që ai që do të mbjellë të marrë farën dhe të sigurojë bukën për të ngrënë. Kështu do të jetë fjala ime e dalë nga goja ime; ajo nuk do të më kthehet bosh mua, pa kryer atë që dëshiroj dhe pa realizuar plotësisht atë për të cilën e dërgova. (Isa. 55:10-11)