Dita 20. Populli mali në Indi (MAH-lee)
16,665,000
Hindi
Hinduism

Popullsia mali (dmth “kopshtar”) i përket kastës së kopshtarëve e njohur për kultivimin e perimeve, luleve dhe erëzave. Kasta e tyre është poshtë asaj të bujqëve të drithërave, edhe pse të dy grupet janë Shudra dhe klasifikohen si kasta të ulëta. Shumë mali jetojnë në qytete dhe ngastrat i kanë jashtë rretinave. Njihen si pionierë në sistemin e vaditjes për të rritur prodhime si kallami i sheqerit dhe ngritjen e qindra mullinjve sheqeri anembanë Indisë. Megjithatë, punëtorët sezonalë të kallamsheqerit shpesh trajtohen shumë keq dhe vuajnë probleme shëndetësore si rrjedhojë e kontaktit me pesticidet.
Reformatori i famshëm shoqëror indian e shekullit të 19-të, Mahatma Jotirao Phule ishte mali. I ndikuar nga arsimimi i tij në një shkollë skoceze misioni dhe shembujt e Thomas Paine and Abraham Lincoln, Phule udhëhoqi një lëvizje për emancipimin e kastave të ulëta. Në vitin 1848, Mahatma dhe gruaja e tij Savitribai, ishin të parët indianë jo-misionarë që filluan shkolla për vajza dhe Dalitsë.
Shumica dërrmuese e popullsisë mali është hinduiste, edhe pse ka disa myslimanë. Devi është hyjnia e tyre kryesore; perëndeshë e cila ngjall frikë tek ndjekësit e saj dhe kërkon që ta kënaqin përmes ofertave dhe kurbaneve. Praktikohet sdhurimi i paraardhësve dhe ashtu si shumica e hinduistëve, astrologjia është shumë e rëndësishme.
Lutje për familjet mali:
O Zot, dërgo familje besimtare që të jetojnë në mes popullit mali dhe t’u tregojnë dashurinë Tënde që ata ta kuptojnë se Ti dëshiron të banosh mes tyre. Zot, ngriji krerët e tyre që të braktisin idhujt dhe të të ndjekin Ty, Shpëtimtarin e gjithë popujve.
Zot, bekoji Shkrimet e Tua të Shenjta që të shpallen në shtëpitë mali dhe kudo ku ata punojnë. Ndihmoje popullin mali që t’i dëgjojë shëmbëlltyrat e Tua të tokës dhe farës dhe t’i kuptojnë. Tregoji se kur popujt e tjerë kanë ndjekur Jezusin, Ai i ka çliruar nga varfëria dhe dëshpërimi.
Zot, shëro, fal dhe jepi Fjalën dhe urtësinë tënde popullit mali. Zot, bekoji prodhimet e tokës dhe punën e duarve të tyre për lavdinë Tënde.
Lajmi i Mirë i Jezusit për vëllezërit dhe motrat tona mali: Atëherë të drejtët do të shkëlqejnë si dielli në mbretërinë e Atit të tyre. Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë. Mbretëria e qiejve i ngjan një thesari të fshehur në një arë, që një njeri që e ka gjetur e fsheh; dhe, nga gëzimi që ka, shkon, shet gjithçka që ka dhe e blen atë arë. (Mat. 13:43-44)