Dita 21. Raxhputët në Indi (RAHJ-put)
38,905,000
Hindi
Hinduism

Rajput në gjuhën Sanskrit do të thotë , ‘bir i një udhëheqësi’ ose ‘princ’. Këta luftëtarë-mbretër kanë ruajtur me shumë kujdes linjën e tyre fisnike dhe klaneve pasardhëse të tyre.
Kryesisht në “shtetin mbretëror” të Rajasthan-it, dinastitë Rajput që dikur sunduan janë ende të njohura dhe klanet e tyre janë ende të identifikueshme. Ata sunduan për shekuj të tërë edhe gjatë perandorive Mughal por dhe atyre Britanike.
Në vitin 1970, India ua hoqi atyre titujt dhe të drejtat e pronësisë. Ata pretendonin statusin e kastës Kshatriya (kasta e luftëtarëve nën Brahminët) dhe ende mbajnë një pozicion të privilegjuar si Hindusë të kastës së Lartë, por kanë humbur shumë nga pasuritë dhe fuqia e tyre. Pallatet e tyre janë ende sot; disa të konvertuar në hotele luksoze dhe disa përdoren si muze.
Tipikisht, Rajputët adhurojnë Shivën (shkatërruesin), Surya-n (perëndinë e diellit) dhe Durgën (hyjneshën nënë). Ata kanë perëndi mbrojtëse të cilëve iu drejtohen për mbrojtje dhe kërkojnë mësues hindu për përgjigjet ndaj pyetjeve të tyre shpirtërore. Ka Shkrime të Shenjta dhe shumë materiale të tjera mësimore të botuara, audio dhe video të disponueshme në hindi, gjuha kryesore e Rajputëve, por statusi i tyre “superior” i kastës dhe izolimi i tyre i mban larg nga dëgjimi i Lajmit të Mirë.
Lutje për familjet e Rajputëve:
Zot, dërgo mes tyre familje që ndjekin Jezusin. Tregoju se çfarë do të thotë të ndjekësh Jezusin, duke adhuruar Mbretin e Mbretërve, të çliruar nga fuqia e mëkatit dhe duke pranuar privilegjin që vjen nga të qenit fëmijë i Perëndisë së gjallë. Zot, jepu Rajputëve trashëgiminë e tyre për të qenë fëmijët e Tu.
Zot, beko Shkrimet e Tua të Shenjta që të fliten në shtëpitë e Rajputëve nga mysafirët në shtëpitë e tyre ose përmes shumë aplikacioneve dhe burimeve që janë në dispozicion në gjuhën hindi. Bëj që të dëgjojnë Fjalët e Tua dhe ta dinë që kjo e vërtetë nuk është vetëm për kastat e ulëta, por edhe për ta.
Zot, ngri bashkësi të tëra që do të vijnë tek Jezusi përmes lëvizjeve të bërjes së dishepujve. Ku familjet dallohen nga gatishmëria e tyre për të ndarë Shkrimet e Tua të Shenjta gjerësisht dhe të punojnë me familjet që kërkojnë së pari drejtësinë Tënde dhe mbretërinë Tënde.
Lutu për bekimin e bashkësisë me Jezusin për vëllezërit dhe motrat tona Rajput: Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe hap derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua. – (Zbulesa 3:20)