Dita 29. Turqit në Turqi (TERK)
61,185,000
Turkish
Islam

Turqia ka qenë prej një kohe të gjatë udhëkryqi i qytetërimeve. Këtu Lajmi i Mirë u përqafua së pari nga grekët dhe armenët. Kjo ishte epoka e madhe e krishterë e 1000 vjetëve. Turqit myslimanë migruan nga Azia Qendrore në Turqinë e sotme në shekullin e 11-të, duke sjellë islamin e duke u përzier në martesa, derisa në fund morën në dorë Konstandinopojën në vitin 1453 (sot Stamboll).
Sot Turqia është e vetmja republikë laike me popullsi me shumicë muslimane. Ligji turk nuk bazohet mbi ligjin islam, por systemin ligjor republican europian. Popullsia turke është kryesisht e arsimuar, moderne dhe materialiste. Ata kanë bujqësi të zhvilluar dhe klimë optimale. Minoritetet, si të krishterët armenë ashtu edhe myslimanët kurdë, nuk trajtohen gjithmonë mirë. Shumë turq jetojnë gjithashtu në Gjermani dhe shtete të tjera.
Profetët e judaizmit dhe krishterimit përgjithësisht janë të respektuar nga turqit, të cilët dëshirojnë të pranohen nga Europa moderne. Megjithatë, kujtimi i luftrave me të krishterët bën që turqit të mbeten myslimanë të fortë pavarësisht ekspozimit të vazhdueshëm ndaj dëshmisë së krishterë dhe disa përkthimeve të Shkrimit në turqisht.
Lutje për familjet turke:
O Zot, preki zemrat e familjeve turke që të kuptojnë se Jezusi është edhe për ta, jo vetëm për armiqtë e tyre të lashtë të krishterë. Ndihmoji dishepujt e vërtetë të Krishtit në Turqi që t’i duan turqit si vëllezërit dhe motrat e tyre, duke i bekuar në Emrin e Tij.
Zot, dërgo Shkrimin e Shenjtë në gjuhën turke, kështu që myslimanët ta dëgjojnë si të dërguar prej Teje, që je Një dhe i Vetmi Perëndi. Hapi zemrat dhe mendjet e tyre me Frymën Tënde që të kuptojnë Fjalën Tënde dhe se kush është Jezusi.
Zot, beko familjet turke të cilat e njohin dhe e ndjekin Jezusin kudo nëpër Turqi, në diasporën turke në Europë dhe kudo. Mbroji ata nga persekutimi dhe jepi kurajo. Mbroji po ashtu besimtarët e grupeve minoritare si kurdët dhe armenët.
Shpallni dashurinë e Perëndisë për turqit duke u lutur që: ata të mund të shkojnë një jetë të qetë dhe të paqtë me çdo perëndishmëri dh ender. Sepse kjo është e mirë dhe e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen dhe t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës. (1 Tim. 2:2-4)