Dita 30. Marokenët arabë në Marok (moh-RAH-kuhn)
25,692,000
Arabic, Moroccan
Islam

Marokenët arabë janë pasardhës të myslimanëve kolonizatorë arabë të Lindjes së Mesme të shekullit të 7-të. Shumë u përzien në martesa me fiset indigjene berbere të Marokut të cilët u bënë myslimanë të devotshëm dhe sot përbëjnë 30-50% të popullsisë në Marok dhe mbajnë ende gjuhën e tyre. Megjithatë, arabët dominojnë politikën dhe industrinë marokene, si dhe bujqësinë në ultësirë, rritjen e frutave, perimeve, ullinjve dhe drithërave, duke i lënë rajonet malore berberëve. Familja mbretërore marokene është arabe dhe një prej universiteteve më të vjetra myslimane në botë është në Fes.
Maroku ka traktatin më të gjatë të pathyer me Amerikën se sa çdo komb tjetër (prej 1786) dhe Amerika e mbështeti pavarësinë e Marokut nga fuqitë koloniale francize dhe spanjolle në vitet 1950. Vendi është më liberal se shumica e vendeve myslimane dhe ka një industri të madhe turizmi. Mbreti aktual Muhamed IV (prej 1999), propozoi një reforme kushtetuese, e cila u pranua në vitin 2011.
Marokenët arabë janë myslimanë sunitë, me ligje kundër konvertimit. Popujt e tjerë lejohen të praktikojnë fetë e tyre pa rezerva por jo të shpërndajnë literaturë. Arabishtja marokene (Darija) është gjuha zyrtare e folur. Ajo është shumë ndryshe nga arabishtja moderne, e cila përdoret kryesisht në shkrim dhe lexim. Ka një përkthim të Dhjatës së Re në Darija (MSTD, 2012), por njerëzit nuk janë mësuar të lexojnë në dialektin e tyre.
Lutje për familjet e marokenëve arabë:
O Zot, faleminderit që Ti ke vendosur dashurinë Tënde për marokenët arabë tek shumë familje të cilat kanë shkuar në Marok gjatë shekujve për t’i treguar njerëzve për Jezusin. Bëj që gjithë ato fara besimi të rriten. Drejtoji familjet marokene që duan të të njohin dhe të dëgjojnë zërin Tënd që ta kërkojnë këtë tek Jezusi dhe Fjala jote.
Zot, jepi udhëheqësve marokenë dhe familjes mbretërore urtësi për ta qeverisur vendin mirë. Ndihmoji që të kërkojnë fytyrën tënde për drejtim dhe të lejojnë liri besimi për popullin e tyre. Tregoju që ata që e duan Jezusin janë bekim i madh për familjet, komunitetet dhe vendin e tyre.
Zot, jepu familjeve marokene të cilat kanë takuar Jezusin guxim për ndarë Fjalën Tënde dhe dashurinë e Jeuzusit me miqtë dhe familjarët. Ndihmoji familjet e Jezusit që ta sjellin bekimin tënd tek komuniteti i tyre dhe të shumëfishojnë bashkësi të forta të krishtera në mes të marokenëve arabë dhe berberëve.
Shpallni bekim mbi marokenët arabë që ta dëgjojnë thirrjen e Perëndisë: Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi. (Jer. 31:3)