| | |

Dita 14. Populli Xhaat në Pakistan (JAHT)

Population:

17,607,000

Language :

Saraiki

Religion:

Islam

Jesus followers:
0.000%
Workers Needed:
352 (1 worker/50000)

Populli Xhaat njihet për udhëheqësit dhe luftëtarët e vet. Ata historikisht kanë patur shpirt luftarak, të gatshëm për të nxjerrë shpatën nën urdhërat e komandantëve të tyre për të luftuar pushtuesit. Kurdo që humbisnin luftën, ata tërhiqeshin për të kultivuar tokën, megjithëse shpatën kurrë nuk e ndanin nga dora. Sot shumë xhaatë mbajnë pozita qeverisëse dhe kanë ndikim mbi politikën në Pakistan.

Xhaatët në Pakistan kanë një histori të gjatë islamike pas konvertimit në islam në shekullin e 11-të. Xhaatët e ruajnë traditën e tyre dhe rrallë martohen me persona nga etni të tjera. Ata i nderojnë me krenari paraardhësit e tyre. Në fakt, të gjithë xhaatët, të gjithë burrat në secilin vendbanim e konsiderojnë veten pasardhës të burrit, i cili besojnë se e themeloi atë me fuqinë e shpatës.

Populli xhaat është i shtrirë edhe në Indi, duke përfshirë edhe komunitetet hinduiste dhe sikhe. Ata janë shumë të pasur dhe me ndikim në Indi dhe me krenari deklarojnë se i përkasin kastave të larta. Në ndryshim nga shumica e Grupit të Popujve të paarritur, populli xhaat është i shpërndarë në komunitete të mëdha edhe në diasporë. Xhaatët mbajnë lista klanore duke e mbajtur të fortë identitetin edhe pse në vende dhe fe të ndryshme.

Lutje për familjet xhaate në Pakistan:

O Zot, dërgoju punëtorëve popullit xhaat, që të ndajnë me ta mësimet e Jezusit, të ndajnë barrat e tyre dhe ta mishërojnë Lajmin e Mirë. Zot, ngri familje xhaate që të udhëheqin më shumë familje xhaate tek Ungjilli i Mbretërisë Tënde.

Zot, bekoje Shkrimin Tënd në gjuhën punxhabi që t’i transformojë komunitetet e tyre. Siguro punëtorë të cilët janë të aftë ta transmetojnë Fjalën tënde në mënyrë të kuptueshme tek myslimanët. Bekoje popullin xhaat, që Fjala Jote të përkthehet në gjuhën që del nga zemra e tyre.

Zot, hapi zemrat e krerëve të familjeve xhaate që ta pranojnë bekimin Tënd përmes lëvizjes së Ungjillit dhe t’ua japin bekimin Tënd edhe familjeve dhe komuniteteve të tjera.

Jezusi po i bekon xhaatët që: të marrin mburojën e besimit, me anë të së cilës mund të shuajnë të gjitha shigjetat e zjarrta të të ligut. Të marrin edhe përkrenaren e shpëtimit dhe shpatën e Frymës, që është fjala e Perëndisë,duke u lutur në çdo kohë dhe me çdo lloj lutjeje dhe përgjërimi në Frymën. (Efes. 6:16-18)

Design by Gremza
Lutje
Faleminderit
Sot:
Totali: