Dita 17. Ansarët në Indi (ahn-SAH-ree)
10,802,000
Urdu
Islam

Shumica e ansarëve jeton ende në fshatra ashtu si dhe paraardhësit e tyre. Emri ansari (ndihmës) i’u dha rezidentëve të Medinës të cilët ndihmuan profetin Muhamed. Pas shumë valësh emigracioni nga Lindja e Mesme, emri u adoptua prej grupeve të islamizuara nga nënkontinenti indian.
Ata kanë punuar si endës dhe shitës tekstilesh, ndërsa sot janë të përfshirë në biznes, agrikulturë dhe politikë. Një familje ansari ndihmoi në themelimin e Universitetit Mysliman “Jamia Millia Islamia” në Deli dhe ka luftuar për të drejtat e myslimanëve në mes të shoqërisë hinduiste në Indi. Të tjerë ansari janë të varfër, analfabetë dhe në nevojë për shkollimin e fëmijëve, formimin profesional, ujin e pijshëm dhe elektricitetin. Sot shumë ansarë jetojnë në qytete.
Ansarët janë myslimanë sunitë me praktika popullore. Për shkak se ansarët janë miqësorë dhe mikpritës, besimtarët mund të zhvillojnë miqësi me ta dhe të gjejnë mundësi për të ndarë Lajmin e Mirë. Këto vitet e fundit grupe besimtarësh kanë filluar të punojnë në veri të Indisë me ansarët dhe disa familje kanë ardhur në njohjen e Krishtit!
Lutje për familjet ansare:
O Zot, dërgo dishepuj indianë tek fqinjët e tyre ansarë për të ndarë Lajmin e Mirë. Jepi zemër për të kuptuar se si t’i bekojnë familjet ansari dhe të sjellin shërim, falje dhe mirëqënie.
Zot, zgjoji krerët e ansarëve që të studiojnë Fjalën Tënde dhe të kuptojnë qëllimin që Ti ke për ta e të ndjekin Krishtin. Lutemi që ansarët e rritur të mësojnë shkrim e këndim dhe fëmijët e tyre të shkollohen e të ngrihen nga varfëria.
Zot bekoji Shkrimet e Tua të Shenjta në gjuhën urdu të Indisë. Ndihmoji besimtarët ansarë që të jenë efektivë dhe të frutshëm në mbjelljen e Fjalës Tënde dhe themelimin e kishave. Lutemi që Fryma Jote do sjellë një lëvizje që do ta shpërndajë bekimin Tënd nga një shtëpi tek tjetra.
Inkurajimi dhe shpresa e Jezusit për ansarët: Unë jam ringjallja dhe jeta; ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të vdesë do të jetojë. Dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë përjetë. (Gjoni 11:25-26)