| | |

Dita 2. Arabët e Jemenit Verior në Jemen (YEH-meh-nee)

Population:

19,689,000

Language :

Arabic, Sanaani

Religion:

Islam

Jesus followers:
0.000%
Workers Needed:
394 (1 worker/50000)

Jemeni është vendi më i varfër në botën arabe, me një histori luftrash dhe humbjesh. Lufta e fundit civile në mes shiitëve huthit (të mbështetur nga Irani) dhe koalicionit sunit arab (mbështetur nga Arabia Saudite) ka lënë rreth 17.8 milion banorë në pragun e urisë. Portet e hyrjes së ndihmave humanitare janë bombarduar dhe mungesa e ujit të pijshëm ka rezultuar në shpërthimin e një milionë rasteve të kolerës. Djemtë jemenas rekrutohen për luftë ndërsa vajzat shiten për nuse për të forcuar ekonominë familjare. Pak fëmijë jemenas dërgohen në shkollë  nga frika e plagosjes ose vdekjes. Grupet terroriste si Al-Qaeda dhe varësia nga droga e quajtur “kat” e shtojnë vuajtjen e tyre.

Shumë arabë jemenas janë larguar nga vendi dhe janë vendosur si diasporë në Arabinë Saudite dhe perëndim. Edhe pse gjatë shekujve ka pasur dëshmi të Ungjillit, Jemeni mbetet një nga vendet më të paarritura në botë dhe besimi në Krishtin sjell pasoja të rënda si në Jemen dhe Arabinë Saudite. Bibla nuk është e përkthyer në të gjitha gjuhët jemenase por vetëm disa pjesë të Shkrimit janë përkthyer në disa prej tyre.

Lutje për familjet jemenase:

O Zot, ki mëshirë për familjet jemenase, shëroi traumat e tyre dhe bashkoji sërish. Çliroji prej vuajtjeve të luftrave, urisë, sëmundjeve, drogës dhe terrorizmit. Rafinoje besimin e tyre në Ty dhe bekoji familjet që ndjekin Jeuzit në rrugën e paqes. Bëj që farat e Fjalës Tënde që Ti ke mjellë në zemrat e tyre të mbijnë.

Zot, rrite urine shpirtërore të sunitëve jemenas dhe udhëheqësve shiitë në Jemen dhe diasporë. Zbulojua se si të të adhurojnë Ty si Një dhe të Vetmin Perëndi, në Frymë dhe të Vërtetë përmes Jezus Mesias. Siguro përkthimin e Fjalës Tënde në gjuhën e tyre dhe platformat e teknologjike..

Zot, bekoji familjet jemenase në Jemen dhe diasporë. Bëj që Fryma Jote t’i udhëheqë dhe tu jape etje në kërkimin dhe zbatimin e Fjalës Tënde. Jepu familjeve jemenase dëshirën për ta pranuar Jezus Mesian dhe për tu mbështetur vetëm tek Ai për shpëtim. Shpërndaje shpresën Tënde nga një familje tek tjetra në Jemen dhe diasporë.

Lavdërojeni Perëndinë për zemrën e Tij për jemenasit që jetojnë në shkretëtirën e vuajtjes: “Ti je Perëndia që më shikon”, tha Agari, “E pashtë Atë që më shikon”. (Zan. 16:13)

Design by Gremza
Lutje
Faleminderit
Sot:
Totali: