| | |

Dita 28. Arabët Naxhdi në Arabinë Saudite (nahj-DEE)

Population:

10,857,000

Language :

Arabic, Najdi

Religion:

Islam

Jesus followers:
0.066%
Workers Needed:
217 (1 worker/50000)

Arabët që flasin dialektin naxhdi jetojnë në zonën masive qëndrore të Arabisë Saudite. Ata janë udhëhequr nga familja e tyre mbretërore, dinastia Al Saud që prej vitit 1744. Megjithatë, i gjithë gadishulli kontrollohej nga Otomanët prej 1517 në 1918 derisa u rreshtuan krah Gjermanisë në luftën e parë botërore dhe si rrjedhojë e humbën perandorinë. Më pas, mbreti saudit luftoi për arabët e zonës së Detit të Kuq dhe Mekës/Medinës, të cilët flasin dialektin hexhazi, duke fituar më në fund në vitin 1932 dhe duke krijuar Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Rijadi, kryeqyteti i Arabisë Saudite gjendet në rajonin Naxhdi, me shtatë milion banorë, një e treta e të cilëve nuk janë sauditë, por punëtorë të huaj. Skllavëria u ndalua me ligj në vitin 1961, edhe pse shumë ish skllevër qëndruan në Arabinë Saudite.

Praktika publike e çdo feje përveç islamit (përfshirë krishterimin dhe judaizmin) nuk është e lejuar. Arabia Saudite i detyron qytetarët e saj të jenë myslimanë sunitë. Mijëra njerëz vërshojnë në Mekë për pelegrinazh çdo vit për të kërkuar faljen dhe bekimin e Zotit.

Lutje për familjet arabe naxhdi-folëse:

O Zot, udhëhiqi familjet arabe naxhdi-folëse që të të njohin Ty, Një dhe të Vetmin Perëndi. Tregoju shtegun për tek Ti përmes Jezus Mesias që Ti dërgove. Le të shkëlqejë dashuria dhe drita Jote përmes ndjekësve të Jezusit të cilën vijnë nga vende të tjera për të punuar në Rijad dhe për t’u shërbyer familjeve aty.

Zot, bekoji dhe mbroji familjet myslimane dhe largo frikrat që kanë për të studiuar Fjalën Tënde. Ndihmoji që të rriten në njohjen e Fjalës Tënde dhe ta ndajnë me familjet dhe komunitetin e tyre. Fali dhe shëroji në emrin e Jezusit.

Zot, sill frutin e Frymës Tënde tek ndjekësit e Jezusit: dashuri, gëzim, paqe, durim, mirëdashje, mirësi, besim dhe vetëkontroll. Shkëlqeftë gëzimi dhe drejtësia e tyre si dëshmi për realitetin e faljes dhe pastrimit nga mëkati përmes gjakut të Krishtit. 

Bekimi i Perëndisë për familjet naxhdi-folëse: Ja, unë po bëj një gjë të re; ajo do të lëshojë degë; nuk do ta njihni ju?! Po, do të hap një rrugë nëpër shkretëtirë, do të bëj që lumenjtë të rrjedhin në vendet e vetmuara. (Is. 43:19)

  

Design by Gremza
Lutje
Faleminderit
Sot:
Totali: