Dita 3. Brahminët në Indi (BRAH-min)
48,723,000
Hindi
Hinduism

Brahminët konsiderohen kastë priftërore. Brahminët dhe mbretërit kanë qenë fuqia dominuese historike shoqërore dhe fetare në shumë prej mbretërive të vjetra indiane. Kryeministri i parë i Indisë moderne, Jauaharlal Nehru, ishte anëtar i kastës brahmine. Brahminët vazhdojnë ende sot e kësaj dite të jenë një shtresë e fuqishme me inluencë në Indi, duke e mbajtur statusin e kastës së lartë.
Vetëm rreth 10% e brahminëve vazhdojnë të kryejnë ceremonitë tradicionale fetare hinduiste, ndërkohë që shumica punojnë si juristë, akademikë, mjekë, ushtarakë, shkritarë, poetë, zotërues tokash dhe politikane. Ndryshimet ekonomike, politike dhe arsimore në Indi kanë shkaktuar shpërbërjen e sistemit te vjetër të kastave dhe sistemi i ri hierarkik i shtresës së mesme shekullare hinduiste po formohet. Disa brahminë më të varfër tani përfitojnë prej programeve të ndihmës sociale qeveritare për të varfrit pavarësisht statusit të tyre klasor.
Lutje për familjet brahmine në Indi:
O Zot, bekoji familjet brahmine që ta shohin identitetin priftëror në Krishtin. Dërgo familje besimtare që ta demonstrojnë priftërinë e Jezusit në komunitetet brahmine duke dishpullizuar, mësuar, shëruar të sëmurët dhe çliruar të shtypurit. Ngriji brahminët që ta marrin përsipër këtë detyrë.
Zot, bëji që familjet brahmine ta dëgjojnë dhe lexojnë gjithmonë e më shumë Shkrimin e Shenjtë. Ndihmoji t’i binden fjalës së Jezusit që na meson si të jemi të pastër dhe të dlirë. Hap zemrat e tyre ndaj paralajmërimit të Jezusit që të mos jenë “të verbër që udhëheqin të verbrit”. Ndihmoji që të dëshmojnë historitë e veprave të Jezusit dhe se cila është thirrja e Tij për priftërinjtë që shërbejnë në emrin e Tij
Zot, ngri udhëheqës shërbëtorë brahminas që njohin gëzimin që vjen nga dorëzimi i jetës dhe marrja e kryqit të Krishtit. Ngri shërbëtorë brahminas të cilët thërrasin gjithë kastat që t’i bashkohen priftërisë së besimtarëve në Krishtin. Tërhiqi ata tek Biri Yt i përsosur dhe i shenjtë.
Bekojini brahminët që të: Vishen pra, si të zgjedhur të Perëndisë, shenjtorë dhe të dashur, me dhembshuri të brendshme, mirësi, përulësi, zemërbutësi dhe me durim. (Kol. 3:12)