Dita 31. Popullsia malaj në Malajzi (muh-LAY)
14,258,000
Malay
Islam

Popullsia malaj e pranoi islamin kur tregtarët arabë dhe indianë e sollën atë në Malajzi në shekujt 13-16, edhe pse praktikat e tyre përfshijnë edhe islamin popullor. Popullsia malaj përbën shumicën në Malajzi, Brunei dhe Singapor. Në Malajzi, popullsia konsiderohet malaj nëse flet gjuhën bahasa të Malajzisë, praktikon zakonet malaj dhe është myslimane. Përveç popullsisë malaj, rreth 11% e popullsisë konsiderohet e krishterë, shumica prej të cilëve janë me origjinë kineze, të konvertuar përpara ardhjes së islamit, ose emigrantë indianë. Shumë Bibla malaj duhet të kenë vulën, “nuk është për myslimanë” dhe konvertimi nga islami nuk lejohet.
Shumë prej popullsisë malaj janë biznesmenë të shkolluar urbanë. Të tjerët janë bujq, tregtarë, ose peshkatarë në zona rurale. Studentët malaj kanë shumë mundësi për të filluar biznese. Popullsia malaj njihet ndërkombëtarisht për punimet e bukura artistike si: gdhendja në dru, punimet në metal e porcelan, vallëzimet, poezia dhe veshjet.
Familjet malaj janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Është normale që tre breza të jetojnë nën një çati. Ata festojnë me të afërmit dhe ndihmojnë njëri tjetrin. Megjithatë, teknologjia dhe dëshira për prosperitet material po i shpërbëjnë vlerat tradicionale.
Lutje për familjet malaj:
O Zot, dërgo familje që ndjekin Jezusin dhe mësimet e Tij që të jetojnë në mes të popullit malaj. Ndihmoji që të tregojnë nder, falje dhe dashuri për Jezusin, njëri tjetrin dhe familjet malaj. Sill biznesmenë të perëndishëm në komunitetet e tyre të cilët e ndjekin Jezusin çdo ditë dhe jo një fe.
Zot, përdori Shkrimet në gjuhën e tyre Bahasa për t’u zbuluar dashurinë tënde familjeve malaj. Shëro trupat e tyre dhe përgjigju lutjeve të tyre përmes Jezusit. Faleminderit që Shkrimet janë përkthyer në tre dialektet bahasa dhe mund të përdoren në formën e shkruar, audio dhe për fëmijë, si dhe në internet apo në aplikacione telefoni (p.sh. YouVersion).
Zot, shëro dhe forco familjet malaj që t’i kthejnë zemrat tek Ti dhe njëri-tjetri. Jepu fuqi që të ndajnë kujdesin, faljen dhe Lajmin e Mirë me të afërmit e tyre, fqinjët dhe të varfërit. Perëndi, të lutemi ngri një brez të ri malaj që do ta sjellë Fjalën Tënde dhe bekimin Tënd edhe tek grupet e tjera!
Bekimi i Perëndisë për popullin malaj: Unë e kam pritur me ngulm dhe me durim Zotin, dhe Ai u përkul mbi mua dhe dëgjoi lutjen time. Ai vuri në gojën time një kantik të ripër të lëvduar Perëndinë tonë; shumë njerëz kanë për ta parë këtë, do të dridhen dhe do t’i besojnë Zotit. (Ps. 40:1, 3)