| | |

Dita 7. Shaikët në Pakistan(SHAYK)

Population:

15,673,000

Language :

Sindhi

Religion:

Islam

Jesus followers:
0.001%
Workers Needed:
313 (1 worker/50000)

Pakistani ka popullsinë më të madhe myslimane në botë pas Indonezisë. Shaikët në Pakistan deklarojnë që i përkasin periudhës para dyndjeve islamike arabe dhe disa herë thirren shaikët punxhabi. Termi shaik vjen nga arabishtja që do të thotë plak ose gjykatës dhe historikisht i është dhënë dikujt që studion Kuranin. Të konvertuarve në islam i jepej po ashtu ky emër. Shaikët janë një prej grupeve më të mëdha etnike në botë. Vendet me popullsinë më të madhe shaike janë Bangladeshi, India dhe Pakistani.

Shaikët në Pakistan janë kryesisht myslimanë sunitë edhe pse ka disa shiitë. Këto degëzime antagoniste të islamit i ndajnë identitetet dhe lidhjet shoqërore të shaikëve. Dy profesionet kryesore të shaikëve në kanë qenë historikisht bujq dhe zanatçinj. Sot ata kanë role të ndryshme në Pakistan. Shumica e të krishterëve në Pakistan rrjedhin nga kastat e ulëta hinduiste, gjë që e bën të vështirë që ata të jetojnë në komunitetet shaike. Dhjata e Re është përkthyer në gjuhën sindhi të cilën e flasin shumica e shaikëve pakistanezë, ndërsa Bibla e plotë është e përkthyer në gjuhën urdu të Pakistanit.

Lutje për familjet shaike në Pakistan:

O Zot, dërgo besimtarë të gatshëm ta lënë jetën për të dashur shaikët e Pakistanit, të jetojnë mes tyre, të mësojnë zakonet e jetës së tyre dhe të ndajnë historitë e Jezusit. Zot, sill shërim, falje dhe restaurim për familjet shaike.

Zot, bekoji Shkrimet e Tua (në sindhi) që ato të bëhen të famshme dhe Lajmi i Mirë të shpërndahet në çdo familje shaike.

Zot, ngriji familjet shaike që të ndjekin Jezusin dhe ta ndajnë dashurinë e Tij me komunitetet ku jetojnë dhe të tjerët përtej. Jepu ëndrra, vegime dhe një dëshirë që ta lënë jetën e tyre për Jezusin.

Bekimi i Perëndisë mbi bijtë e Tij shaikët: Nuk do të dëgjohet të flitet më për dhunë në vendin tënd, as për shkatërrime dhe rrënoja brenda kufijve të tu; por do t’i quash muret e tua “Shpëtim” dhe portat e tua “Lavdërim”. Dielli nuk do të jetë më drita jote gjatë ditës, as hëna nuk do të të ndriçojë më me vezullimin e saj; por Zoti do të jetë drita jote e përjetshme dhe Perëndia yt lavdia jote. Dielli yt nuk do të perëndojë më dhe hëna jote nuk do të tërhiqet më, sepse Zoti do të jetë drita jote e përjetshme dhe ditët e tua të zisë do të marrin fund. (Is. 60:18-20)

Design by Gremza
Lutje
Faleminderit
Sot:
Totali: