Dita 16. Jadavët në Indi (YAH-dahv)
57,595,000
Hindi
Hinduism

Termi ‘jadav’ mbulon shumë kasta të cilat fillimisht kishin emra të ndryshëm; Ahir në rripin hindi të Punxhabit dhe Gujarat, gavli në Maharashtra, gola në Andhra Pradesh dhe Karnataka. Zanatet e tyre tradicionale janë barinj, barinj lopësh dhe shitës qumështi. Kjo është edhe arsyeja se pse ata identifikohen me hyjninë e kastës së tyre, Krishna, që i përkiste asaj kaste. Megjitatë, shumica e jadavëve janë kultivues dhe punues të tokës, ndërkohë që më pak se 1/3 e popullsisë merret me prodhimin e bulmetit.
Jadavët kanë zënë pozita të rëndësishme në biznes, arsim, mjekësi, inxhinieri dhe politikë. Ata janë pjesë e klasës së mesme në rritje në Indi. Në dekadat e shkuara, jadavët kanë udhëhequr parti politike dhe qeveri në dy shtetet më të mëdha: Uttar Pradesh dhe Bihar. Gjithsesi, ata kanë mbetur të prapambetur në zhvillimin shoqëror dhe arsimor dhe njihen si kastë e ulët. Në fakt, 60 milionë jadavët përbëjnë kastën më të madhe në mes të kastave të ulëta indiane.
Jadavët janë ekspertë në traditat gojore dhe këngët në grup drejtuar hyjnive: Krishna, Vishnu, etj. Ata e konsiderojnë Krishnën si paraardhës gjaku dhe janë shumë të përkushtuar ndaj tij. Jadavët i përdorin shumë objektet magjike, astrologët dhe shërbyesit tradicionalë. Në vitet e fundit ka pasur raste kur familje dhe fshatra të tëra jadave janë kthyer tek Krishti, disa të udhëhequr nga besimtarë jadavë.
Lutje për familjet jadave:
O Zot, dërgo familje besimtare që të jetojnë pranë familjeve jadave, t’i bekojnë, të mësojnë zakonet e tyre, të respektojnë historinë e tyre dhe t’i ftojnë të bëhen dishepuj të Krishtit dhe të ndjekin mësimet e Tij.
Zot, bekoji Shkrimet e Tua në gjuhën e tyre (më shumë se gjysma flasin hindisht). Bekoji jadavët përmes historive të treguara, këngëve të kënduara, dhe historive të Biblës në version audio që besimtarët sjellin në shtëpitë e tyre për të studiuar. Zot, tërhiqi jadavët tek ata që mund të ndajnë Shkrimin me ta.
Zot, zbuloji jadavëve që Ti kujdesesh për historinë dhe trashëgiminë e tyre dhe që Ti i thërret ta lënë jetën tek Ti që kujdesesh për të gjitha nevojat e tyre.
Bekimi i Perëndisë mbi jadavët dhe kastat e tjera të ulëta: Populli që ecte në terr pa një dritë të madhe; mbi ata që banonin në vendin e hijes së vdekjes doli një dritë. (Isaia 9:2)