| | |

Dita 22. Uzbekët Verior në Uzbekistan (OOZ-bek)

Population:

30,198,000

Language :

Uzbek, Northern

Religion:

Islam

Jesus followers:
0.025%
Workers Needed:
604 (1 worker/50000)

Populli Uzbek është i përbërë prej popujve turkik dhe pers. Gjuha uzbeko-veriore është më afër turqishtes.

Gjatë sundimit sovietik sistemi arsimor arriti shkollimin e 99% të burrave dhe grave. Gjuha uzbeko-veriore ka një histori të koklavitur dhe aktualisht shkruhet në tre alfabete (Cirilik, latin dhe pers). Bibla e plotë Uzbeko-Veriore (2013) është shkruar në alfabetin cirilik  është regjistruar në audio.

Qytetet uzbeke, Bukara and Samarkand kanë një histori të jashtëzakonshme si qendra arti dhe shkence me ndërtesa të bukura. Familjet zakonisht janë të mëdha, shumë breza jetojnë bashkë dhe burri më i moshuar ka fjalën e fundit. Familjet nukleare janë më të zakonshme në zonat urbane.

Shumica e uzbekëve janë myslimanë sunitë, edhe pse besimet popullore ngatërrohen me praktikat islamike. Shumë të rinj janë ateistë ose jo-fetarë, kjo edhe për shkak të ndikimit komunist. Kohët e fundit, fundamentalist islamikë kanë filluar të bëjnë thirrje për një përkushtim më të përpiktë ndaj ligjit islam.

Lutje për familjet uzbeke veriore:

O Zot, dërgo punëtorë afatgjatë që të jetojnë në mes të uzkekëve dhe tu tregojnë dashurinë e madhe që Ti ke për ta. Ndihmoji që të zbulojnë të vërtetën se kush Ti je dhe të ndërtojnë mbi themelin e Jezusit. Beko familjet e paqes që të hapin shtëpitë e tyre për Ungjillin dhe rrugën Tënde të drejtësisë.

Zot, ndihmoji qeveritarët uzbekë që të udhëheqin me urtësi dhe tu japin liri fetare njerëzve. Ndihmoji që të mos frikësohen nga ndikimet e jashtme por të kenë dallim. Zëvendësoje dyshimin dhe frikën me besimin në Ty dhe dashurinë për të afërmin. Jepi vendit paqe dhe plotësoji nevojat e familjeve.

Zot, hapi zemrat e shumë familjeve uzbeke ndaj Jezusit dhe Shkrimeve, kështu që Lajmi i Mirë të përhapet në gjithë vendin. Dërgo Frymën Tënde të Shenjtë që ta lexojnë dhe kuptojnë Shkrimin dhe të gjejnë shërim në Krishtin. Ngri familje të forta që bëjnë dishepuj, bashkoji besimtarët uzbekë, dhe sill një lëvizje të Jezusit në familjet e tyre. 

Shpallni bekimin e Perëndisë tek të gjithë familjet uzbeke që e duan Atë: Te ti do të jenë të bekuara të gjitha familjet e tokës. (Zan. 12:3)

Design by Gremza
Lutje
Faleminderit
Sot:
Totali: