Dita 23. Popullsia dobi në Indi (DOH-bee)
17,054,000
Hindi
Hinduism

Popullsia dobi është e shtrirë në çdo shtet të Indisë. Numri më i madh i tyre jeton në shtetin më të madh Uttar Pradesh. Atje, ashtu si edhe në shtetet e tjera, ata njihen si kastë e ulët (dalitë ose të përjashtuarit). Gjithsesi, në disa shtete si Maharashtra dhe Andhra ata klasifikohen si një kastë më e lartë. Në këtë kastë ka shumë klane me emrat e tyre specifikë.
Sipas traditës, populli dobi është marrë me punën e larjes së rrobave dhe hekurosjen me hekur me thëngjill. Shumica e popullit dobi ende sot e kësaj dite merret me këtë zanat në zonat e zhvilluara rezidenciale. Ata gradualisht po i marrin këto sipërmarrje në pronësi ose po fitojnë vende pune në shtet.
Shumica e popullit dobi ndjek hinduizmin popullor; adhurimin e hyjnive kryesore dhe atyre lokale. Ata gjithashtu adhurojnë zanatin tradicional të larjes dhe gurëve “fshikullues” ku lajnë rrobat, duke besuar se këta gurë kanë një fuqi shpirtërore që mund t’i ndihmojë në nevojat praktike.
Lutje për familjet e popullit dobi:
O Zot, jepi këtij populli mrekulli, shenja dhe shërime në emrin e Jezusit. Bekoji familjet dhe komunitetet dobi. Dërgo dishepujt e tu që t’i arrijnë ata me dashurinë Tënde.
Zot, pastroje mëkatin e tyre me gjakun Tënd. Zot, afroji krerët dobi tek pastërtia dhe shenjtëria Jote. Hapi rrugët që ata ta dëgjojnë, ta besojnë dhe ta ndajnë me familjet e tyre Shkrimin e Shenjtë.
Zot, derdhe dashurinë dhe hirin Tënd në komunitetet dobi. Hapi dyert për familjet dobi që të mësojnë ta lexojnë Shkrimin e Shenjtë. Siguro mundësi punësimi në mënyrë që të qëndrojnë në komunitetet e tyre e të mos i braktisin ato.
Bekimi për familjet dobi si fëmijë të Perëndisë: Perëndia krijoi njeriun simbas shëmbëlltyrës së vet, simbas shëmbëlltyrës së Perëndisë; Ai krijoi mashkullin e femrën. Dhe Perëndia i bekoi. (Zan. 1:27-28) Jezusi i shpall popullit dobi: Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi. (Jer. 31:3)