Dita 24. Populli teli në Indi (TEL-ee)
19,283,000
Hindi
Hinduism

Popullsia teli është marrë me shtypjen dhe nxjerrjen e vajit me dorë (tel), punë që sot bëhet me makineri. Populli teli është marrë gjithashtu me bujqësi dhe blegtori. Shumë prej tyre i kanë kthyer dyqanet e vogla të vajit në fshat si ushqimore. Në disa shtete si Bihari, ata njihen si “banias” (tregtarë) edhe pse janë nga prejardhje shudra (punëtorë). Ata konsiderohen zyrtarisht si kastë e ulët, për shkak se nuk kanë toka në pronësi dhe nuk janë shumë të shkolluar. Kryeministri aktual i Indisë, Narendra Modi, rrjedh nga kasta gançi në Gujarat, të cilët gjithashtu janë njohur tradizionalisht si nxjerrës vaji.
Populli teli po emancipohet me të shpejtë në Indinë moderne, duke u bërë sipërmarrës, manaxherë, zejtarë metali, tërheqës karrocash dhe punëtorë të thjeshtë. Zakonisht nuk janë të varfër, edhe pse u duhet qasje më e barabartë në arsimin e lartë dhe punët në pozita të mira.
Populli teli është kryesisht hinduist dhe merret me adhurimin e paraardhësve dhe mbrojtjen nga frymërat e liga. Adhurimi i tyre ritual bazohet në ofertat drejtuar idhujve me shpresë së ata do t’ua përmbushin dëshirat.
Lutje për familjet teli:
O Zot, dërgo familje besimtare që të jetojnë në mes popullit teli dhe t’u tregojnë se qëllimi është të vdesësh ndaj vetes dhe të jetosh për Krishtin. Le të jenë ato bekim për familjet teli duke u’a bërë Krishtin të njohur.
Zot, bekoji Shkrimet e Tua që të shpallen në familjet teli dhe përmes platformave në internet. Le të hapen veshët e tyre për ta dëgjuar Fjalën Tënde nëpër dyqane dhe për ta ndarë me klientët.
Zot, sill shërim tek familjet teli. Le të jetojnë pa korrupsion dhe duke u varur në Ty. Zot, le të shohim një lëvizje të madhe të kthimit te Krishti në familjet teli nga një shtet në tjetrin.
Shpallni burimet e Frymës së Shenjtë për familjet teli: Kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme. (Gjoni 4:14)