Dita 25. Populli Kapu në Indi (KAH-poo)
19,621,000
Telugu
Hinduism

Kasta kapu zë një vend të rëndësishëm në shtetin jugor indian Andhra Pradesh. Ata përbëjnë 1/4 e popullsisë së përgjithshme të shtetit.
Në gjuhën telugu Kapu do të thotë “kultivues” dhe ata janë kryesisht komunitet agrikultural. Megjithatë, popullsia kapu zuri pozita ushtarake në kohërat e luftërave të ndryshme. Ata janë hinduistë tradicionalë.
Popullsia kapu e distriktit të pasur në lindje dhe perëndim të Godavarit mbahet si kastë e lartë; megjithatë, të afërmit e tyre më të varfër ruralë në distriktet e tjera konsiderohen si kastë e ulët. Disa ende luftojnë për të drejtat e tyre për të përfituar ndihmë shtetërore si kastë e ulët. Popullsia kapu është detyruar për t’u organizuar në sindikata bujqësore për të mbrojtur të drejtat e saj. Ata kanë nevojë për mundësi arsimimi dhe përgatitje profesionale me qëllim ngritjen ekonomike si dhe të kujdesit shëndetësor, energjinë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Lutje për familjet kapu:
O Zot, tregoju dishepujve të tu në Andhra Pradesh se si t’i duan dhe bekojnë familjet kapu, kështu që ata ta dinë se Ti i do ata dhe familjet e tyre.
Zot, bekoje popullin kapu dhe çliroji prej padrejtësive ndaj tyre në fushën politike dhe ekonomike. Bekoji familjet kapu me shërim dhe paqe kur ata luten në emrin e Krishtit. Tregoji familjeve kapu që Ti ke fuqinë t’i ndihmosh ata dhe të shumëfishosh prodhimet e tokës së tyre më shumë se idhujt që ata adhurojnë.
Zot, bekoje Shkrimin Tënd të Shenjtë në gjuhën e tyre telugu. Qofshin shëmbëlltyrat e Tua për tokën dhe farën të kuptueshme që të zbulohet Mbretëria Jote në zemrat e tyre. Zot, shëroi, fali dhe çliroji familjet kapu.
Lavdërojeni Perëndinë për bekimet e Tij mbi popullin kapu: Do ta rafinoj ashtu si rafinohet argjendi dhe do ta vë në provë ashtu si provohet ari. Ata do të thërresin emrin tim dhe unë do t’i kënaq. Unë do të them: Ky është populli im, dhe ai do të thotë: Zoti është Perëndia im. (Zak. 13:9)