Dita 1. Ujgurët në Kinë (WEE-gur)
11,775,000
Uyghur
Islam

Ujgurët janë popull turkik të vendosur në Azinë Qëndrore prej rreth 1000 vjetësh. Në vitin 1921 udhëheqës të ndryshëm turq u takuan dhe zgjodhën emrin “ujgur” që do të thotë “unitet, aleancë” për shprehur identitetin e tyre. Ata ndërtuan një sistem të përparuar vaditje, duke sjellë ujë nga malet përmes oaze me anë të tubacioneve. Kjo u mundësoi rritjen e kulturave të ndryshme në tokë të thatë. Ujgurët janë myslimanë sunitë me praktika popullore edhe pse në zonat urbane në Kinë të rinjtë ujgurë kryesisht nuk janë fetarë.
Shumica e ujgurëve jetojnë në provincën Xinjiang të Kinën perëndimore, e cila është zonë policore e Partisë Komuniste të Kinës. Mbi një milionë ujgurë janë dërguar me forcë në kampe riedukimi. Udhëheqësit ujgurë thonë se Partia Komuniste Kineze po u heq AND-në popullit të tyre, duke i deturuar të internuarit të mohojnë identitetin e tyre, të flasin vetëm gjuhën kineze mandarin dhe të betohen për besnikëri ndaj Partisë Komuniste. Shumë evidenca dëshmojnë se disa të burgosur ujgurë po ekzekutohen me qëllim tregtimin e organeve në industrinë fitimprurëse kineze të transplanteve. (https://endtransplantabuse.org/rt201,7l) Familjet ujgure po shkatërrohen pak nga pak. Fëmijëve të jetimoreve ujgure u jepet identitet i ri. Gratë detyrohen të martohen me burra kinezë kundër vullnetit të tyre për shkak të numrit të ulët të femrave në popullsinë kineze han, rrjedhojë e politikës “një fëmijë”. Bibla është e përkthyer me alfabet latin në gjuhën ujgure (2010).
Lutje për familjet ujgure në Kinë:
O Zot, dërgoi besimtarët kinezë han që tu tregojnë dhembshurinë e Krishtit ujgurëve duke i mbrojtur familjet e tyre në kohë krize. Përuli autoritetet kineze, sepse autoriteti i vërtetë vjen veç prej teje, Zot i Plotfuqishëm. Të lutemi, çliroji ujgurët dhe popujt e tjerë në Kinë nga shtypja e padrejtë.
Zot, forcoji besimtarët ujgurë të cilët po vuajnë. Fryma e Shenjtë t’i mbushë kampet e përqëndrimit e tu sjellë besimtarëve paqen dhe praninë Tënde. Jepu mundësi të kenë Fjalën Tënde dhe fuqinë që t’i duan të tjerët dhe t’i udhëheqin tek Ti.
Zot, udhëhiqi tek Krishti zemrat e familjeve ujgure dhe udhëheqësve të tyre fetarë. Sill faljen dhe bekimin tënd në komunitetet e tyre. Zbulojua që Jezusi vuajti dhe vdiq që ata të kenë jetë të përjetshme dhe ndihmoji që ta ndajnë Lajmin e Mirë me të tjerët.
Bekimi: Ti e dëgjove zërin tim; mos ia fshih veshin tënd psherëtimës sime, thirrjes time për ndihmë. Kur të kam thirrur ti je afruar; ke thënë: “Mos ki frikë!” O Zot ti ke mbrojtur çështjen e shpirtit tim, ti ke çliruar jetën time. (Vaj. 3:56-58)